Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka dënuar si “raciste” komentet e dy mjekëve francezë që sugjeruan që një vaksinë për koronavirusin mund të testohej në Afrikë.
“Afrika nuk mund dhe nuk do të jetë një vend për testimin e asnjë vaksine,” tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai këto komente i bëri pas sugjerimeve të disa mjekëve që u akuzuan se i trajtonin afrikanët si “derra njerëzorë”. Njëri prej tyre më vonë kërkoi falje, transmeton BBC.
Kur u pyet për sugjerimin e mjekëve gjatë konferencës së koronavirusit të OBSH-së, Tedros u zemërua shumë duke e quajtur atë një varje nga “mentaliteti kolonial”.
“Ishte një turp, i tmerrshëm për të dëgjuar gjatë shekullit 21 nga shkencëtarët. Ne e dënojmë këtë fuqishëm dhe ju sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.
Gjatë një debati në kanalin televiziv francez LCI, Camille Locht, drejtuese e hulumtimit në grupin e kërkimit shëndetësor Inserm, ishte duke folur për një testim vaksinash në Evropë dhe Australi.
Jean-Paul Mira, kreu i kujdesit intensiv në spitalin Cochin në Paris, tha se “a nuk duhet ta bëjmë këtë testim në Afrikë, ku nuk ka maska, asnjë trajtim?”
“Pak a shumë sikur të bëhet diku tjetër për disa studime mbi SIDA. Në prostituta, ne provojmë gjëra, sepse e dimë se ato janë shumë të ekspozuara dhe nuk mbrojnë as veten,” shtoi ai.
Camille Locht u pajtua me këtë sugjerim duke thënë se po mendojnë për një testim paralelisht edhe në Afrikë./ts/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit