Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se më shumë se shtatë milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundje që shkaktohen nga pirja e duhanit, duke shkaktuar kështu një dëm të madh në ekonomitë e vendeve të ndryshme.
Ditën e mërkurë, për të kujtuar Ditën Botërore Kundër Duhanit, agjencia e shëndetit global dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara kanë bërë publik një raport ku dëshmohet qartë ndikimi negativ që ka duhani në mjedis.
“Dëmton tokën, çon në shpyllëzim dhe ka ndikim të rëndë mbi ekonominë, çka ende nuk është faktuar plotësisht për shkak të mungesës së të dhënave, që qeveritë nuk ia kanë kërkuar industrisë së duhanit që t’i raportojë,” thotë Vinayak Prasad i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas këtij raporti, mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin.
Përveçse shkaktojnë vdekjen e parakohëshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se miliona njerëz që pijnë duhan vuajnë nga një sërë sëmundjesh që kanë lidhje me pirjen e duhanit, si dhe paaftësi të ndryshme, përfshirë verbimin, amputimin, impotencën etj.
Pavarësisht masave të ndërmarra për kontrollin e duhanit, OBSH raporton se numri i njerëzve që humbin jetën nga pirja e duhanit ka qenë në rritje, sepse ata që vdesin sot me shumë gjasa kanë qenë duhanpirës për një kohë të gjatë dhe duhet një kohë e gjatë që politikat për kontrollin e duhanit të kenë efekt.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi