Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se 650 raste të hepatitit të rëndë tek fëmijët janë raportuar në në 33 vende midis 5 prillit dhe 26 majit, duke vënë në dukje vlerësimin e saj të fundit është se sëmundja paraqet një rrezik “të moderuar” global.
Organizata shtoi se 99 raste të tjera ishin në pritje të klasifikimit, transmeton portal arbresh.info
Nga 650 rastet, 58 përqind janë shfaqur në vendet europianë dhe 34 përqind nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut.
Më shumë se 200 nga rastet në pritje dhe të mundshme u raportuan nga Shtetet e Bashkuara, shtoi raporti i OBSH-së.
“Etiologjia e këtij hepatiti të rëndë akut mbetet e panjohur dhe nën hetim,” tha OBSH, duke vënë në dukje se rastet ishin “klinikisht më të rënda” dhe më shumë gjasa të rezultonin në “dështim akut të mëlçisë” sesa raportet e mëparshme të hepatitit tek fëmijët.
Hepatiti shkakton inflamacion të mëlçisë dhe shpesh lidhet me infeksionet virale. Adenovirusi, i cili është një patogjen i zakonshëm që gjendet tek fëmijët, është zbuluar në më shumë se gjysmën e rasteve të fundit.
Në fillim të këtij muaji, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshuan udhëzime të reja në lidhje me testimin për adenovirus tek fëmijët si një arsye e mundshme për rastet e fundit të hepatitit pediatrik në mbarë botën, megjithëse mbetet e paqartë nëse të dyja janë të lidhura.
Në fillim të majit, CDC raportoi se 109 raste të hepatitit janë zbuluar te fëmijët në SHBA dhe këto raste përfshninin 6 vdekje dhe 14 përqind e pacientëve i janë nënshtruar transplatimit të mëlçisë.
Në nivel global, të paktën 38 fëmijë ,6 përqind e rasteve totale, kanë kërkuar transplantime dhe nëntë – 1 përqind – kanë vdekur, sipas OBSH-së./arbresh.info/
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...