Google ADS

OBSH: 500 pacientë sirianë tregojnë simptoma të ekspozimit ndaj armëve toksike

21:31 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se rreth 500 vetë u trajtuan për “shenja dhe simptoma që përputhen me ekspozimin ndaj kimikateve toksike”, pas një sulmi të dyshuar të gazit helmues në një enklavë rebele siriane pak para se të binte.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe aleatët perëndimorë janë duke shqyrtuar veprimet ushtarake për të ndëshkuar presidentin sirian Bashar al-Assad për sulmin e raportuar me gaz në qytetin e Douma, që i ka rezistuar prej kohësh rrethimit të forcave qeveritare, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Damaskut raportimet për sulm me gaz kimik janë të rrejshme.

OBSH ka dënuar incidentin dhe ka thënë se mbi 500 persona nga Douma janë trajtuar me simptoma të helmimit me gaz.

“Në veçanti, ka pasur shenja të irritimit të rëndë të membranave të mukozës, dështim të frymëmarrjes dhe pengesa në sistemin nervor qendror tek të ekspozuarit”, ka thënë në një deklaratë agjencia e Kombeve të Bashkuara.

Është bërë e ditur se OBSH nuk ka rol formal në hetimet ligjore në përdorimin e armëve kimike. Inspektorët e armëve kimike ndërkombëtare po kërkojnë sigurime nga Damasku për kalimin e sigurt në dhe nga Douma për të përcaktuar nëse janë përdorur municionet e ndaluara globalisht, megjithëse nuk do të drejtojnë gishtin nga fajtorët.

OBSH gjithashtu tha se më shumë se 70 njerëz që strehoheshin nga bombardimet në bodrume në ish bastionin e rebelëve të Ghouta lindore, ku gjendet Duma, thuhet se kanë vdekur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme