OBSH: 26 mijë raste të reja në Evropë që nga lehtësimi i kufizimeve

14:54 | 20 Gusht 2020
Arbresh.info

Në Evropë janë raportuar më shumë se 26,000 raste të reja që kur qeveritë e vendeve evropiane kanë lehtësuar masat e kufizimit kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, “kjo rritje e numrit të të infektuarve ka ardhur pas lehtësimit  të masave kundër koronavirusit nga qeveritë dhe moskujdesi nga qytetarët,” ka thënë shefi i OBSH-së në Evropë Hans Kluge, transmeton arbresh.info

Kluge tha se me 3.9 milionë raste pozitive, Evropa zë 17% të numrit të përgjithshëm të rasteve në të gjithë botën, shkruan CNN./arbresh.info/

Të ngjashme