Liderët e Organizatës Botërore të Shëndetit kanë thënë se 1 në 10 persona mund të jenë infektuar me koronavirus në të gjithë botën.
Gjatë një mbledhje të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës, shumica e gjithë popullatës në botë mund të jenë të infektuar, transmeton arbresh.info
Deri më tani janë shënuar më shumë se 35 milionë raste, mirëpo OBSH beson se numri i vërtetë i të infektuarve mund të jetë 800 milionë të infektuar.
Që nga paraqitja e rastit të parë tani janë bërë 10 muaj dhe ende nuk ka ndonjë shenjë se virusi është duke u zhdukur. Shumë vende kanë rikthyer masat e tyre të kufizimit pasi janë duke përjetuar një valë të dytë të të infektuarve që nga lirimi i masave, shkruan BBC.
Drejtori ekzekutiv i Programit Shëndetësor të Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve “varet nga vendi, nga zonat urbane apo rurale, dhe varet nga dallimet mes grupeve të ndryshme.”
Gjithashtu edhe drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë thirrje për solidaritet nga të gjitha vendet dhe ka thënë se “10 vende janë duke shënuar 70% të të gjitha rasteve të konfirmuara kurse pjesa tjetër vjen nda 3 vende tjera.”
Deri më tani më shumë se 1 milionë viktima janë regjistruar nga koronavirusi, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Johns Hopkins.
Në vend të parë mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me së shumti viktima, pas saj radhiten India dhe Brazili./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...