Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, e ka rikonfirmuar mbështetjen e Uashingtonit për përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, gjatë një vizite në këtë vend më 2 shkurt.
Në një takim në Sarajevë, O’Brien dhe Schmidt biseduan për ato që i cilësuan si sfidat më urgjente me të cilat po përballet Bosnja, njoftoi Ambasada amerikane në Bosnjë.
Prej se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, Bosnja përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Sërpska, nën një qeveri të dobët qendrore.
Ky vend mbikëqyret nga një përfaqësues i lartë civil me mbështetjen e OKB-së dhe me një pushtet të madh, pozitë që aktualisht mbahet nga Schmidt, i cili është duke u kundërshtuar nga Millorad Dodik, presidenti i entitetit të dominuar nga serbët në Bosnjë Hercegovinë, Republika Sërpska.
Dodik, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ka bërë thirrje për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.
Ndaj Didikut është ngritur aktakuzë për dy ligje të cilat i miratoi në korrikun e kaluar, të cilat ia mundësojnë entitetit serb të Bosnjës t’i anashkalojë apo shpërfill vendimet e Schmidtit.
Të dyja këto ligje u miratuan në qershor nga Kuvendi i Republikës Sërpska, në të cilin partia e Dodikut, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur, e ka shumicën.
Schmidt i anuloi të dyja këto ligje më 1 korrik. Ai po ashtu bëri ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, i cili tani përcakton që një zyrtar i cili nuk i respekton vendimet e përfaqësuesit të lartë mund të ndëshkohet me dënim me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe t’i ndalohet mbajtja e të gjitha posteve publike.
O’Brien i kundërshtoi pretendimet e Dodikut për shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.
“Subjektet i nënshtrohen shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të qenë shumë i qartë, Republika Sërpska nuk është shtet dhe nuk ka atribute të shtetësisë”, tha O’Brien gjatë një ligjerate para studentëve në Sarajevë, në Fakultetin e Shkencave Politike më 2 shkurt.
Siç tha ai, SHBA-ja mbështet fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë e Hercegovinës.
“Nga të gjitha sfidat me të cilat po përballet Bosnja dhe Hercegovina, asnjë nuk është më e madhe se përshkallëzimi i retorikës, veçanërisht historia e shkëputjes,” tha O’Brien, duke shtuar se “thirrje për krijimin e kufijve të rinj ose ndryshimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht, përpjekjet për të nxitur dhe lavdëruar dhunën etnike dhe nacionaliste, mosrespektimin e institucioneve kyçe si Gjykata Kushtetuese – përfaqësojnë veprime anti-Dayton, antikushtetuese dhe të rrezikshme”.
“Ne do t’i përgjigjemi veprimeve anti-Dayton dhe antikushtetuese dhe nuk do të lejojmë që aktorët keqdashës të përçajnë vendin,” tha ai.
Ai e rikonfirmoi mbështetjen e Uashingtonit edhe për “integritetin e Bosnjës në institucionet euroatlantike dhe u bëri thirrje liderëve t’i miratojnë reformat të cilat i plotësojnë standardet ndërkombëtare, që janë të nevojshme për arritjen e këtij qëllimi”.
Bosnja e mori zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian në dhjetor 2022, por ende nuk i ka nisur bisedimet për anëtarësim me bllokun, pasi kërkohet plotësimi i disa kritereve të caktuara./rel
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...