Nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë kanë vazhduar rritjen këtë vit, edhe pse pandemia e COVID-19 po redukton emetimet e bëra nga njeriu, njoftoi sot Organizata Botërore Meteorologjike (OBM).
“Rënia e emetimeve të lidhura me bllokimin është vetëm një gabim i vogël në grafikun afatgjatë. Na duhet një rrafshim i qëndrueshëm i kurbës”, tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas.
Përqendrimi atmosferik i dyoksidit të karbonit u rrit nga 407,9 në 410,5 pjesë për milion vitin e kaluar, duke arritur një nivel që është një herë e gjysmë më i lartë se në agimin e revolucionit industrial në shekullin XVIII.
Taalas tha se pandemia nuk duhet parë si një zgjidhje për ndryshimin e klimës, por si një mundësi për përpjekje më ambicioze për të zvogëluar emisionet industriale, të energjisë dhe transportit./ATSh/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...