Objekti misterioz i gjetur në breg të detit alarmon policinë, ekspertët: Nuk i përket një avioni!

22:01 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Një objekt i madh i paidentifikuar u vu re në një plazh australian më 16 korrik 2023, rreth 250 km në veri të Perthit.

Objekti gjigant metalik u gjet nga vendasit në plazhin Green Head, ndërsa autoritetet vendase dhe ato federale kanë nisur një hetim për zbardhjen se çfarë dhe kujt i përket ky objekt, që mesa duket është vërtetuar që nuk mund të jetë nga ndonjë avion komercial.

Ky objekt u trajtua si i rrezikshëm nga policia dhe për këtë arsye u kërkoi njerëzve që t’i qëndronin larg, ndërsa vendosën që ta shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar, për të shmangur çdo lloj situate të pakëndshme.

Banorët e plazhit Green Head thanë se cilindri ishte rreth 2.5 metra i gjerë dhe midis 2.5 dhe 3 metra i gjatë.

Eksperti i aviacionit Geoffrey Thomas tha se objekti ishte ndoshta një rezervuar karburanti nga një raketë që kishte rënë në Oqeanin Indian në 12 muajt e fundit.

Sipas BBC, kishte disa spekulime se cilindri mund të ketë qenë pjesë e MH370 – një aeroplan që u zhduk në brigjet perëndimore të Australisë në vitin 2014 me 239 pasagjerë në bord, por Thomas tha se nuk kishte “shans”./a2/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme