Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të dielën, për të diskutuar lidhur me njoftimin e Izraelit se ka qëllim që të aneksojë zona në Bregun Perëndimor, tha sot Ministria e Jashtme e Turqisë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha të martën se të zbatojë sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanit dhe Detin e Vdekur verior nëse ai merr edhe një mandat si kryeministër pas zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen javën e ardhshme në Izrael.
Shtetet në Lindjen e Mesme dhe fuqitë evropiane kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me këtë plan të kryeministrit izraelit.
Ministrat e jashtëm arabë po ashtu kanë dënuar planet e Izraelit, duke i cilësuar si “agresion”, që do të mund të minonte çdo shans që të arrihet ndonjë marrëveshjeje paqeje ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Në njoftimin e sotëm, Ministria e jashtme turke tha se Organizata për Bashkëpunim Islamik do të takohet në Jaeddah për të diskutuar “deklaratat e Netanyahut mbi qëllimet e tij për të aneksuar Luginën e Jordanisë dhe vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor të ngritura nga Izraeli”.
Rreth 65 mijë palestinezë dhe 11 mijë izraelitë jetojnë në Luginën e Jordanisë dhe Detit të Vdekur verior. /REL/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit