Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) dënoi sot sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit dhe bëri thirrje për një zgjidhje politike të konfliktit midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ndërsa OBI dënon fuqishëm provokimet dhe agresionin e përsëritur nga forcat ushtarake të Republikës së Armenisë, përsërit solidaritetin e saj me Republikën e Azerbajxhanit dhe kujton rezolutat dhe vendimet përkatëse të OBI-t dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e OBI-t.
Nga organizata thanë se po monitorojnë me shqetësim të thellë agresionin e Armenisë duke shënjestruar disa lokacione fqinjin e saj lindor dhe “shkeljen e armëpushimit dhe shkaktimin e viktimave civile”.
“OBI bën thirrje për tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të forcave armene nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit dhe për dialog për të arritur një zgjidhje politike të konfliktit midis dy vendeve bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Azerbajxhanit, si dhe paprekshmërisë së kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet gjithashtu në njoftim.
Sekretariati i Përgjithshëm i OBI-t shprehu ngushëllime për familjet e dëshmorëve, si dhe qeverinë dhe popullin e Azerbajxhanit, duke u uruar të plagosurve një shërim të shpejtë.
Konflikti i Malësisë së Karabakut
Përleshjet kufitare shpërthyen dje në mëngjes kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajonin e okupuar.
Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli një gjendje lufte në disa qytete dhe rajone të tij pas shkeljeve kufitare të Armenisë dhe sulmeve në rajonin e okupuar të Malësisë së Karabakut.
Marrëdhëniet midis dy ish-shteteve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.
Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Megjithatë, një armëpushim u dakordua në vitin 1994.
Franca, Rusia dhe NATO, mes tjerash, kanë kërkuar ndalje të menjëhershme të përleshjeve në rajonin e okupuar.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...