OBI e përshkroi djegien e Kuranit si “akt nxitjeje dhe provokimi”.
Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi djegien e një kopje të librit të shenjtë musliman Kuranit në qytetin jugor të Suedisë Malmo.
Në një deklaratë, blloku me bazë në Jeddah e përshkroi djegien si një “akt nxitjeje dhe provokimi” dhe “që bie ndesh me përpjekjet globale për të luftuar ekstremizmin dhe nxitjen e urrejtjes bazuar në fe dhe besim”.
Pardje në Malmo u dogj një kopje e Kuranit nga mbështetësit e racistit danez Rasmus Paludan, udhëheqësi i grupit anti-islam Drejtimi i Ngushtë (Stram Kurs).
Një tubim protestues më pas u kthye në dhunë, duke lënë të plagosur disa policë. Të paktën dhjetë persona u arrestuan, ndërsa policia gjithashtu ndaloi hyrjen e Paludan në Suedi për dy vjet.
Ndërkohë, Observatori i Islamofobisë i OBI-së, organ që monitoron incidentet islamofobe në gjithë botën, mirëpriti masat e marra nga autoritetet suedeze kundër atyre që dogjën librin e shenjtë musliman.
Në një deklaratë, observatori i bëri thirrje komunitetit musliman në Suedi “të jenë të përmbajtur dhe të shmangin dhunën”./AA/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...