Bazuar në tendencat aktuale, Atlasi botëror i obezitetit 2023 projekton se deri në vitin 2035, 37% e Shqiptarëve do të jenë obez.
Aktualisht në vendin tonë ky fenomen prek 25% të meshkujve dhe 24% të femrave mbi 20 vjeç si dhe 14% të djemve dhe 8% të vajzave 5-19 vjeç.
Por, këto shifra do të rriten me 2,6% çdo vit duke bërë që në 2035
40% e meshkujve dhe 33% e vajzave mbi 20 vjeç të jenë obez e po ashtu 35% e djemve dhe 24% e vajzave 5-19 vjeç.
Ekspertët e shëndetësisë vlerësojnë se mbipesha dhe obeziteti janë faktori i katërt më i zakonshëm i rrezikut për sëmundjet jokronike, pas presionit të lartë të gjakut, rreziqeve dietike dhe duhanit.
Ai është gjithashtu faktori kryesor i rrezikut për aftësinë e kufizuar, duke shkaktuar 7% të totalit të viteve të jetuara me aftësi të kufizuara dhe obeziteti lidhet me sëmundshmëri dhe vdekshmëri më të madhe nga COVID-19./euronews
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok