Presidenti rus Vladimir Putin po vepron në një mënyrë të re të pamatur me pushtimin e Ukrainës.
Kështu ka thënë ish-presidenti amerikan Barack Obama në një intervistë të transmetuar të martën në emisionin “Today” të NBC.
“Putini ka qenë gjithmonë i pamëshirshëm ndaj popullit të tij, si dhe ndaj të tjerëve. Ai ka qenë gjithmonë dikush që është ‘mbështjellë’ në këtë ndjenjë të shtrembëruar, të shtrembëruar ankesash dhe nacionalizmi etnik”, tha Obama.
“Ajo pjesë e Putinit, mendoj, ka qenë gjithmonë aty. Ajo që ne kemi parë me pushtimin e Ukrainës është që ai ishte i pamatur në një mënyrë që mund të mos e kishit parashikuar tetë ose dhjetë vjet më parë, por rreziku ishte gjithmonë aty”.
Ish-presidenti nuk pranoi t’i përgjigjej drejtpërdrejt një pyetjeje se çfarë, në retrospektivë, do të kishte bërë ndryshe gjatë kohës që ishte në detyrë, përfshirë kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.
Në vend të kësaj, ai tha se është e rëndësishme që “të mos e marrim demokracinë tonë si të mirëqenë” dhe të “qëndrojmë dhe rreshtohemi me ata që besojnë në liri dhe pavarësi”.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...