Ish-Presidenti Barack Obama i përgjigjet akuzave të Donald Trumpit, duke i quajtur ato “thjesht të rreme”.
Ndihmës të Barack Obamës hodhën poshtë akuzat, sipas të cilave ish-presidenti kishte përgjuar atë që do të ishte pasuesi i tij, në fazat e fundit të fushatës elektorale.
Pretendimet e bëra në një seri postimesh në “Twitter” të presidentit Trump shihen si një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga pikëpyetjet mbi lidhjet e ekipit të Donald Trump me Rusinë.
Këshilltari i Obamës, Ben Rhodes tha se, asnjë president nuk mund të urdhërojë përgjimin dhe i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të jepte shpjegime për këto gënjeshtra të përsëritura.
Zëdhënësi i Obamës, Kevin Leëis hodhi gjithashtu poshtë pretendimet, duke thënë se administrata e kaluar kishte një rregull madhor, atë të mosndërhyrjes në asnjë hetim të Departamentit të Drejtësisë dhe askush në ekipin e Obamës nuk ka urdhëruar asnjë përgjim. “Çdo aludim i ndryshëm nga ky është pashmangshmërisht i rremë”.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë provë për ato çfarë Trump ka shkruar në “Twitter”, edhe pse i është kërkuar me këmbëngulje ta bëjë një gjë të tillë. Kritikët kanë sugjeruar se presidenti duhet të mbështesë pretendimet e tij.
“NBC News” citon ndërkohë një zyrtar amerikan, që thotë se Trump nuk ishte konsultuar me askënd në kabinet para se të bënte postimet në “Twitter” dhe se pretendimet janë të pabaza. Presidenti tha se ai sapo kishte zbuluar se Obama e kishte përgjuar pak para fitores, duke e quajtur paraardhësin e tij një njeri të sëmurë.
Ai përmendi edhe “McCarthyism” dhe “Nixon/Watergate”, duke iu referuar kështu skandaleve të mëdha politike në SHBA në shekullin e XX. Koha kur Donald Trump i bën aludimet e fundit në adresë të Obamës, bën që shumëkush t’i konsiderojë si përpjekje për të devijuar vëmendjen nga vështirësitë e administratës së tij në lidhje me Rusinë.
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...
Ambasada e Francës dënon sulmin: Përgjegjësit të dalin para ...