Google ADS

Obama paraqitet si anëtar jurie në SHBA

00:38 | 9 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, iu bashkua qindra njerëzve të tjerë për të kryer obligimin e tij qytetar në sistemin e drejtësisë.

Bëhet fjalë për detyrën e të qenit anëtar jurie në gjykatë.

Shërbimi si anëtar i një jurie konsiderohet përgjegjësi qytetare në SHBA dhe seleksionimi i grupit të parë bëhet automatikisht nga sistemi.

E Obama i shoqëruar nga një karvan veturash e sigurimi arriti në kohë në gjykatën e Çikagos ku do të zhvillohet seleksionimi i jurisë.

Pas këtij seleksionimi bëhet përzgjedhja e jurisë finale.

Nëse Obama do të jetë pjesë e saj, do të paguhet me 17,20 dollarë në ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme