Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një bisede private, ka lartësuar kohën kur ai ishte ‘zoti’ i Shtëpisë së Bardhë dhe tha se “tani kjo shtëpi është përfshirë nga skandale të turpshme”.
Edhe pse nuk ka përmendur emra, Obama ka goditur ashpër banorët e tanishëm e Shtëpisë së Bardhë, duke quajtur kohën e tyre si të “trazuar”, transmeton portali arbresh.info
“Ne nuk kemi pasur asnjë skandal që na ka zënë ngushtë”, tha Obama gjatë një fjalimi të mbyllur në Boston.
Sipas mediave amerikane, Obama në këtë fjalim është përqendruar më shumë te ndryshimet klimatike.
“Unë nuk mund të kem një debat me dikë që në mes të dhomës së Senatit, në dimër thotë se ‘nuk ka ndryshime klimatike, ja shikoni po bie borë’”, tha ai, duke iu refereuar një fjalimi të bërë nga Senatori James Inhofe, në vitin 2015.
Ai gjithashtu foli për rolin e mediave sociale që luajnë në përhapjen e informacionit të rremë, duke thënë se këto kompani kanë përgjegjësi të përballojnë akuzat.
“Unë mendoj se platformat e mëdha, si Google dhe Facebook që janë më të dukshme, duhet të bëjnë një bisedë rreth modelit të tyre të biznesit, në mënyrë që të parandalojnë lajmet e rreme. Ato nuk janë platform e padukshme, sepse në mënyrë të fuqishmë ato janë duke formësuar kulturën tonë të përgjithshme”, shtoi ai./arbresh.info/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave