Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur të martën përkrahjen e tij ndaj kandidatit demokrat Joe Biden për president të SHBA-së.
“Jam shumë krenar të mbështes Joe Biden për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Obama në një video-deklaratë gati 12-minutëshe.
“Zgjedhja e Joe si nënkryetari im ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë, dhe besoj se ai i ka të gjitha cilësitë që na duhen tani për një president”, ka shtuar ai.
Sipas mediave të huaja, përcjell telegrafi, Biden shkroi në Twitter menjëherë pasi deklaratat e Obamës u bënë publike, duke thënë se mbështetja e tij do të thotë gjithçka për atë dhe gruan e tij, Jill.
Një mbështetje e tillë për Biden vjen vetëm një ditë pasi ai mori mbështetjen e ish-rivalit të tij demokrat, Bernie Sanders.
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para