Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur keqardhje për ndarjet politike ndërmjet amerikanëve, derisa e ka mbajtur fjalimin e tij të parë publik, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, në fund të mandatit të tij të dytë, më 20 janar të këtij vendi.
Duke folur sot në një forum të liderëve të rinjë në Universitetin e Çikagos, zoti Obama tha se qëllimi i tij gjatë viteve të ardhshme është që t’i inspirojë të rinjtë për tu angazhuar në lidership politik.
Ai tha se beson se ka më tepër gjëra që i bashkojnë amerikanët se sa që i ndajnë ata në rrafshin personal, por kjo “nuk është e vërtetë kur kemi të bëjmë me politikën tonë dhe jetën publike”, raporton agjencia DPA.
Barack Obama është shprehur “tejet optimist” për të ardhmen dhe tha se problemet me të cilat Amerika ballafaqohet, mund të zgjidhen.
Ky fjalim u bë pas një periudhe prej tre muajsh jashtë syve të publikut.
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri