Ish presidenti Barack Obama i ka uruar shërim të shpejtë presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania.
Obama ka thënë edhe pse SHBA është në mes të një beteje të madhe politike duhet kujtuar se të gjithë janë amerikanë, transmeton portali arbresh.info.
“Michelle dhe unë shpresojmë që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë ata që preken nga koronavirusi përreth vendit po marrin kujdesin e duhur dhe janë në rrugën e një shërimi të shpejtë. Padyshim, ne jemi në mes të një beteje të madhe politike tani, dhe ndërsa ka shumë në rrezik, le të kujtojmë që të gjithë jemi Amerikanë. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore. Dhe ne duam që të gjithë të jenë të shëndetshëm, pa marrë parasysh partinë tonë”, shkruan Obama.
Donald dhe Melania Trump të mërkurën u testuan dhe morën rezultatet pozitive për Covid-19.
Trump u dërgua në spitalin ushtarak Walter Reed si masë paraprake./arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...