Ish-Presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, thonë zyrtarët, duke iu bashkuar kështu, ish-Presidentit George W. Bush, i cili gjithashtu planifikon të jetë në Washington për transferimin zyrtar të pushtetit.
Vendimet, raportuan të premten në mesditë, erdhën në të njëjtën kohë kur Presidenti Donald Trump njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë më 20 janar. Një burim me njohuri thotë se zonja e parë Melania Trump gjithashtu nuk pritet të marrë pjesë, duke u bashkuar me burrin e saj kur ata largohen nga Washingtoni një ditë më parë për në shtëpinë e tyre Mar-a-Lago në Florida, megjithëse burimi paralajmëroi që planet mund të ndryshonin, transmeton arbresh.info
Një ndihmëse e ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton tha se ajo do të marrë pjesë, ashtu si dhe ish zonjat e para Michelle Obama dhe Laura Bush.
Ish Presidenti Jimmy Carter – i cili, në moshën 96 vjeç, është presidenti më i vjetër në Amerikë – nuk do të jetë atje pasi nuk është në gjendje të udhëtojë, dhe as ish zonja e parë Rosalynn Carter.
Nënpresidenti Mike Pence po planifikon të marrë pjesë në inaugurim por po pret një ftesë, konfirmoi të enjten një burim pranë tij për CNN.
Është zakon, megjithëse nuk kërkohet, që një president në ikje të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tyre. Obama mori pjesë në inaugurimin e Trump në 2017, ashtu si Hillary Clinton, të cilën Trump e mposhti në 2016./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...