Papunësia e regjistruar në Greqi ishte 1 181 296 persona në dhjetor 2020 nga 1 153 434 në muajin nëntor (një rritje 2,42%).
”Ndërkohë në dhjetor 2019 kishte 1 128 421 të papunë dhe krahasuar me dhjetorin 2020 ka një rritje prej 4,69%”, deklaroi Autoriteti grek i Punësimit, OAEDH.
Numri i të papunëve të regjistruar që kërkojnë punë ishte 1 133 432 në dhjetor të 2020, nga të cilët 560 567 (49,40%) ishin të papunë afatgjatë, ku 422 487 ishin burra (37,28%) dhe 710,945 (62,72%) gra.
Numri i të papunëve që nuk kërkojnë punë ishte 47 864 në dhjetor 2020.
Numri i personave që marrin përfitime të papunësisë ishte 202 504 në dhjetor, nga të cilët 87 841 burra dhe 114 663 gra./ATSh/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...