Google ADS

NYT i kërkon Trumpit të ndalojë retorikën “armiqësore” ndaj mediave

09:27 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Publikuesi i gazetës New York Times i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, të ndalojë etiketimin e gazetarëve si “armiq të popullit”, duke thënë se kjo “mund të çojë në dhunë” kundër mediave.

AG Sulzberger i bëri këto komente pas takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe pas deklarimeve të presidentit rreth këtij takimi.

Në postimin e parë në Twitter, Trump tha se ka qenë një takim “shumë i mirë”, por më vonë ai i akuzoi mediat për vënien e jetës së njerëzve në rrezik, përmes raportimit të tyre.

“Kaluam shumë kohë duke folur për sasinë e madhe të lajmeve të rreme në media dhe për atë se si fraza ‘lajme të rreme’ është shndërruar në frazën ‘armik i popullit'”, tha Trump.

Gazeta New York Times pastaj lëshoi deklaratën e saj, duke thënë se ka vendosur t’iu përgjigjet komenteve të presidentit.

Sulzberger tha se ka pranuar takimin me Trumpin për të ngritur shqetësime në lidhje me “retorikën e thellë anti-shtyp” të presidentit.

Ai tha se i ka thënë Trumpit se fraza “lajm i rremë” është “e pavërtetë dhe e dëmshme”, por shtoi se është “shumë më i shqetësuar për etiketimin që u bën presidenti gazetarëve si armiq të popullit”.

“Paralajmërova se kjo gjuhë nxitëse kontribuon në rritje të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe do të çojë në dhunë”, tha Sulzberger./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme