Policia spanjollë ka shkatërruar një rrjet prostitucioni që ka ofruar shërbime seksuale të klasit të lartë, duke përfshirë edhe virgjërinë e një vajze 16-vjeçare, e cila ishtë vënë në shitje në një faqe interneti.
Bastitja është zvilluar në qytetin Marbella në rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës, ka deklaruar policia, transmeton portali arbresh.info.
Hetimi i policisë kishte filluar pas një bashkëpunimi me një qytetar anonym. Shtatë persona janë arrestuar dhe pritet të dënohen mbi trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzim seksual dhe korrupsion të të miturave.
Policia ka deklaruar se vajza në fjalë nga tutorët ishte deklaruar si 18 vjeç, por qytetari anonim që bashkëpunoi më policinë ka dhënë moshën e saktë të saj.
Gjatë bastitjes gjithashtu janë gjetur një sasi e konsideruar e drogës .
Spanja nuk ka ligj të veçantë për ndalimin e prostitucionit, por shtëpitë publike dhe prostitucioni në rrugë janë të ndaluara./Arbresh.info
https://twitter.com/policia/status/840489478447747072?ref_src=twsrc%5Etfw
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...