Presidenti francez, Emmanuel Macron po përballet me kritika të ashpra pasi kërcënoi me mbylljen e rrjeteve sociale, pasi sipas tij përdoreshin si mjete për të nxitur dhunë dhe trazira. Kritikë e Macron e cilësojnë deklaratën e tij ‘regjim autoritari’.
Zyrtarët e Elysée dhe ministrat e qeverisë këmbëngulin se presidenti nuk po kërcënonte një ndërprerje të përhershme të mediave sociale por me një pezullim të përkohshëm deri të përfundimin e protestave dhe trazirave në disa qytete të Francës.
“Ne duhet të mendojmë se si i përdorin të rinjtë rrjetet sociale, në familje, në shkollë. Për këto duhet të ketë ndalime… dhe kur gjërat të dalin jashtë kontrollit, ne do na duhet duhet t’i rregullojmë ose t’i ndërpresim ato,” tha Macron në një takim të më shumë se 250 kryebashkiakë.
Qëndrimi i presidentit francez erdhi fill pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin mediat sociale si Snapchat dhe TikTok se organizonin dhe inkurajonin protestat e dhunshme në Francë.
Planifikimi i fundit ishte pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar me origjinë algjeriane. I mituri u vra gjatë ndalimit të trafikut të policisë në një periferi të Parisit javën e kaluar.
Kritikët thanë se marrja në konsideratë e masave të tilla do ta vendoste Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut.
“Vendi i të drejtave të njeriut dhe qytetarëve nuk mund të rreshtohet me ato demokraci të mëdha të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.- tha Oliver Marleix.
Qeveria ka luftuar me trazirat dhe plaçkitjet që kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahel M gjatë një ndalese trafiku më 27 qershor, duke ringjallur akuzat e kahershme për racizëm sistematik midis forcave të sigurisë franceze. Një oficer policie 38-vjeçar është vënë zyrtarisht nën hetim, për vrasje me dashje dhe po mbahet në paraburgim./a2news
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq
Abdixhiku viziton bizneset në Suharekë, zotohet për mbështet...
Haradinaj: Që në vitin e parë, nuk do të ketë pagë minimale ...
Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimi...
Konjufca priti në takim përfaqësuesin në ikje të Norvegjisë ...