Google ADS

Nxirren të gjallë të gjithë fëmijët nga shpella në Tajlandë

14:06 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Përpjekja masive për të nxjerrë nga shpella ku ishin ngujuar 13 personat ka rezultuar me sukses.

Tashmë edhe katër fëmijët e mbetur dhe trajneri i tyre janë shpëtuar nga ekspertët në Tajlandë, pas gati 10 orëve, transmeton portali arbresh.info.

Djemtë e parë janë nxjerrë dy ditë më parë, ndërsa dje e sot janë nxjerrë edhe pjesa tjetër.

Ekipi i futbollit që përbëhej nga fëmijë të moshës 12-14 vjeçe dhe trajneri 25 vjeçari kishin mbetur të bllokuar në shpellën nëntokësore prej 18 ditësh.

Dy nga djemtë kanë infeksione të vogla të mushkërive, kurse të tjerët përveç hipotermisë janë në gjendje të mirë.

Të gjithë djemtë janë duke u mbrojtur nga televizioni dhe media për të mbrojtur shëndetin e tyre mendor.

Fëmijët dhe trajneri i tyre u zhdukën me 23 qershor, pasi kishin marrë pjesë në stërvitjet e klubit të tyre, Moo Ba.

Pa e lajmëruar askënd, ata vendosën që të shkojnë më biçikleta me shpellë, një atraksion turistik lokal që donin ta eksploronin. Një stuhi e fortë lëshoi një përmbytje që vërshoi grotën dhe bllokoi daljen. Dy ditë më vonë, ekipet e kërkimit gjetën biçikletat e tyre të lidhura akoma me binarët e hyrjes së shpellës.

Ata nuk u gjetën deri më 2 korrik, kur dy marinsa britanikë i lokalizuan ata, të uritur dhe të lodhur, por të gjallë. 400 metra larg pikës së tunelit ku ata pritej t’i gjenin./Arbresh.info/

https://twitter.com/debiedwarditv/status/1016643507438710785

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme