Rreth 1.900 kufoma janë nxjerrë nga rrënojat në qytetin verior të Mosulit në Irak, pas konfliktit trevjeçar (2014-2017) me grupin terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ekipet e Mbrojtjes Civile deri tani kanë nxjerrë rreth 1.900 kufoma të gjetura nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në qarkun e Qytetit të Vjetër të Mosulit”, tha për AA Fahed al-Abed, një zyrtar i Mbrojtjes Civile në provincën e Ninevës në Irak (ku Mosuli është kryeqyteti provincial).
Në muajin maj, Drejtoria e Mbrojtjes Civile e Ninevës filloi të pastrojë rrënojat e Mosulit, dikur kështjellë e DEASH-it, në një përpjekje për të gjetur trupat e civilëve dhe të luftëtarëve të vrarë të DEASH-it.
Sipas Al-Abed, shumica e trupave të rigjetur janë ato të militantëve të paidentifikuar.
“Ka gjithashtu shumë trupa të grave dhe fëmijëve që besohet të kenë qenë familjet e anëtarëve të DEASH-it”, shtoi ai, pa shpjeguar se si ka arritur deri te ky supozim.
Sipas raportimeve të ndryshme të mediave, nga sulmet e ashpra ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2014 për të luftuar grupin terrorist, mijëra civilë u vranë në Mosul gjatë konfliktit me DEASH-in.
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...