Google ADS

Nxënësi 12 vjeçar arrestohet për vrasjen e një bashkëmoshatari në Filandë

19:57 | 2 Prill 2024
E.H

Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shkollë në Finlandë, njofton policia.

Tre viktimat ishin të moshës 12 vjeçare dhe i dyshuari, i të njëjtës moshë i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes më vonë u arrestua ku ju gjet një armë zjarri, ndërsa e kishte pranuar se kishte kryer të shtënat.

Autoritetet menjëherë kanë hapur një hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Prindërit në shkollë i thanë mediave finlandeze se të shtënat kishin ndodhur në një klasë të gjashtë në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit, Helsinki.

Policia njoftoi se kishte arritur në shkollë brenda nëntë minutash në orën 09:17 sipas kohës lokale dhe u kujdesën menjëherë për tre viktimat, mirëpo njëri nxënës kishte vdekur pothuajse menjëherë, ndërsa dy fëmijët e tjerë janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre cilësohet si shumë e rëndë.

Fëmijët sapo ishin kthyer në mësim pas fundjavës së gjatë të Pashkëve.

Mësohet se i dyshuari ka përdorur armën me leje të një të afërmi të tij. Pronësia e armëve është e përhapur në Finlandë dhe fëmijët mbi 15 vjeç mund të kenë licenca për të përdorur armë zjarri të njerëzve të tjerë.

Mirëpo, fëmijët nën moshën 15 vjeç nuk janë penalisht përgjegjës në Finlandë, kështu që i dyshuari nuk është caktuar në paraburgim por do të vendoset në kujdesin e shërbimeve sociale pas marrjes në pyetje./rtk

Lexo edhe:

Një vajzë nga Kosova e plagosur në sulmin e armatosur në një shkollë në Finlandë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme