Safaa Boular është femra më e re që është dënuar nga gjykata britanike për planifikim të sulmeve terroriste në tokën britanike.
E reja pasi nuk arriti të udhëtoj në Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist ISIS, planifikoi të ndërtonte një bombë artizanale që më pas do e vendoste më Muzeun e Londrës.
Nxënësja Boular në Siri donte të martohej me ushtarin e ISIS-it, por ai u vra nga një sulm ajror duke i prishur asaj planet.
18 vjeçarja për planet e saja ogurzeza kishte edhe mbështetjen e së ëmës dhe motrës të cilat poashtu ishin shumë të radikalizuara.
E ëma e ndihmonte në udhëtime gjatë planifikimeve të saj dhe i kishte blerë edhe thika, ndërsa motra kishte vazhduar planet edhe pasi Safaa ishte arrestuar.
Safaa Boular, para gjykatës u paraqit me “veshje perëndimore”, për t’i treguar trupit gjykues se ajo ishte penduar
Bashkë me të ëmën dhe motrën, të cilat gjithashtu ndodhen prapa grilave, përbënin celulën e parë të ISIS-it në Britani.
Bisedat me ISIS-in adoleshentja I kryente përmes mesazheve të koduara.
Një juri e dënoi atë sot me burgim të përjetshëm, me një afat minimal prej 13 vjetësh qëndrimi pas hekurave.
Avokatët e arsyetuan atë se kishte ndryshuar dhe se në gjykatë ishte paraqitur me “veshje perëndimore”, pasi ajo zakonisht vishej me mantel të gjatë dhe të mbuluar.
Por gjyqtari e përshkroi atë si një person që paraqet kërcënim të vazhdueshëm me pikëpamjet e saja.
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë