Fshatari 66-vjeçar Mohamed Ouchen doli i gjallë nga tërmeti i së premtes në Marok, por humbi shtëpinë e tij. Tre ditë më vonë, ndërsa ekipet e shpëtimit garojnë për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja, ai shpjegon se gërmoi me duart për të nxjerrë të gjallë fqinjët dhe të dashurit e varrosur nën rrënoja menjëherë pas tërmetit.
Dëgjova njerëzit që bërtisnin ndërsa ishin në prag të vdekjes: “Ju lutemi na nxirrni jashtë”!” tha Ouchen, duke qëndruar mbi një grumbull tullash me pluhur dhe mure të shembur.
Ai tha se dhe fshatarët e tjerë që u mbijetuan lëkundjeve shpëtuan 25 njerëz. Por 68 nga 480 fshatarë vdiqën. Ndër personat që arriti të nxjerë gjallë ishte e motra, djali dhe bashkëshorti i saj.
Në pjesë të tjera të vendit të shkatërruar nga tërmeti familjarët po mbajnë zi për të afërmit e tyre të varrosur nën rrënojat e shtëpive të tyre, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmeti më vdekjeprurës i Marokut në mbi gjashtë dekada u rrit në pothuajse 2,700. Ekipet e shpëtimit janë ende në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar.
Ekipet e kërkimit nga Spanja, Britania dhe Katari po u bashkohen ekipeve marokene pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë që goditi natën e së premtes vonë në malet e Atlasit të Lartë, me epiqendër 72 km në jugperëndim të Marrakech-it.
Ekipet e shpëtimit që gërmuan nëpër rrënoja pas një prej tërmeteve më vdekjeprurëse të Marokut paralajmëruan të hënën se banesat tradicionale me tulla, gurë dhe dru janë shumë që janë përhapura kudo në malet e Atlasit, i ulin shanset për të gjetur të mbijetuar.
Marokenët që jetojnë në fshatin Tagadirte, u zhvendosën në një kamp të vogël me tenda.
Qeveria tha se ka ngritur një fond për të prekurit nga tërmeti dhe gjithashtu po përforcon ekipet e kërkim-shpëtimit, duke siguruar ujë të pijshëm dhe shpërndarë ushqime, tenda dhe batanije. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se më shumë se 300,000 njerëz janë prekur nga fatkeqësia./tvklan
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...