Gjashtë persona në dy shtete australiane janë duke u testuar për coronavirusin e ri vdekjeprurës që përhapet nga Kina, ndërsa numri i vdekjeve globale u rrit në 26 me 844 raste të të prekurve të konfirmuara.
Kjo shënon një rritje dramatike të enjten kur vetëm një person ishte duke u testuar.
Në Queensland, dy persona janë futur në karantinë dhe po kalojnë testet sot, ndërsa katër të tjerë janë testuar dhe pastruar, tha të premten kryeshefi i Shëndetit i Queensland, Jeannette Young, transmeton Telegrafi.
Zyrtari kryesor mjekësor i Australisë, Brendan Murphy tha të premten se nga 844 raste të konfirmuara, 14 u gjetën jashtë Kinës.
Në Australi, disa pacientë po testoheshin për virusin çdo ditë, tha Dr Murphy.
Autoritetet shëndetësore të shtetit të Australisë tashmë kanë për detyrë të hetojnë cilindo që dyshohet të ketë coronavirus, dhe secili shtet ka një strukturë izolimi.
Rastet e para të virusit vdekjeprurës u raportuan në Wuhan, Kinë, më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ku besohet se kishin origjinën nga gjarpërinjtë.
Në më pak se një muaj virusi ka vrarë 26 njerëz, ka infektuar 844 dhe është përhapur në të paktën tetë vende: Tajlandë, Tajvan, Korenë e Jugut, Japoni, Vietnam, Singapor, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara.
Nga 26 personat që vdiqën, 24 ishin në Wuhan, Kinë, vendi ku filloi shpërthimi i virusit.
Kina ka zgjeruar tani mbylljen e saj në karantinë të tri qyteteve. /Telegrafi/
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kamion në Gran...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...