Të paktën 23 civilë raportohen të jenë vrarë në një valë të re të sulmeve ajrore të qeverisë siriane në enklavën e rrethuar të rebelëve në afërsi të Damaskut.
Ekipet e shpëtimit dhe grupet e monitorimit thonë se avionët luftarakë bombarduan disa qyteza në Ghoutan Lindore, duke rrënuar ndërtesa mbi banorë, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 130 persona thuhen të ketë vdekur që nga intensifikimi i bombardimeve të qeverisë.
OKB-ja ka thënë se situata atje është ekstreme dhe ka bërë thirrje për armëpushim.
Rreth 400 mijë njerëz vlerësohen të jenë bllokuar në Ghoutan Lindore, që është nën rrethim nga forcat qeveritare që nga viti 2013.
Ka mungesa të mëdha të ushqimit, karburantit dhe ilaçeve, dhe më shumë se 600 pacientë të sëmurë dhe të plagosur rëndë duhet të evakuohen për trajtim./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...