Google ADS

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA tejkalon 130 mijëshin

08:15 | 7 Korrik 2020
Arbresh.info

Vdekjet e 130,284 njerëzve në SHBA tani janë lidhur me Covid-19, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins.

Kjo do të thotë se shifra zyrtare e vdekjeve është rreth dyfishi i Brazilit, që ka numrin e dytë më të lartë në botë, transmeton portali arbresh.info.

Shtetet e Bashkuara ka një popullsi prej 328 milionë, kundrejt asaj të Brazilit me 210 milionë.

Pas Brazilit, është Britania e Madhe me më shumë se 44 mijë të vdekur dhe Italia me pak nën 35 mijë.

SHBA po udhëheq gjithashtu numrin më të madh të infeksionit të konfirmuar, aktualisht në 2,935,712.

Në përgjithësi, Nju Jorku ka numrin më të madh të vdekjeve midis shteteve të SHBA-ve, me më shumë se 32,000 viktima të lidhura me virusin – por infeksionet e konfirmuara tani po rriten edhe në shtetet jugore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme