Google ADS

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kinë shkon në 2,837

12:39 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) ka njoftuar se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në vend është rritur në 2.837, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e epidemisë në 24 orët e fundit kanë vdekur 47 persona ndërsa janë shënuar 427 raste të reja të virusit.

Sipas të dhënave, 45 persona kanë vdekur në rajonin Hubei ku virusi është më intensiv ndërsa kanë vdekur nga një person në Pekin dhe Hunan.

Deri më sot përfshirë dy vdekjet në rajonin special administrativ Hong Kong, numri i të vdekurve në Kinë ka arritur gjithsej në 2.837 ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 në 79.251.

Bashkë me këtë numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi në vend ka rënë në 1.418 ndërsa i atyre që ndodhen nën trajtim është zvogëluar në 58.233 persona. Deri më sot numri i personave të shëruar ka arritur në 39.002.

Ndërkohë numri i të prekurve nga virusi në rajonin special administrativ Hong Kong është rritur në 94 ndërsa 10 në Makao.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende, përshirë Turqinë evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme