Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, duke theksuar se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) javën e kaluar numri i të vdekurve në Evropë ka tejkaluar shifrën 1 milion, tha se situata është serioze, raporton Anadolu Agency (AA).
Kluge organizoi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës, me pjesëmarrjen e ministrit të Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias.
Ai tregoi se në Evropë deri më sot janë administruar 7 vaksina të COVID-19 prej 171 milionë dozash, duke deklaruar se 13 për qind e popullatës së Evropës janë vaksinuar me një, ndërsa 6 për qind me dy doza vaksinë.
Kluge tha se në rajon vdekja e personave të moshës mbi 80-vjeçare nga COVID-19 që nga muaji shkurt ka shënuar rënie graduale dhe ka arritur në 30 për qind, nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë.
Ai theksoi se në Evropë përfshirë në Greqi pranojnë raportime se janë tejkaluar kapacitet e kujdesit intensiv, ndërsa edhe shtrimet në spital kanë mbetur në nivelet e larta.
Kreu i OBSH-së për Evropën njoftoi se numri i vdekjeve nga COVID-19 në kontinent javën e kaluar ka tejkaluar shifrën 1 milion. “Situata në rajonin tonë është serioze. Çdo javë raportohen 1,6 milion raste. Pra, 9.500 raste në orë, 160 persona në minutë”, u shpreh Kluge duke shtuar se edhe mbi 100 mijë refugjatë në Greqi janë pjesë e strategjisë së vaksinimit.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...