Më shumë se 20,000 persona kanë vdekur në Spanjë pasi janë infektuar me COVID-19, tha ministria e shëndetësisë të shtunën.
Numri i të vdekurve u rrit me 565 të vdekur të premten, duke cuar numrin e përgjithshëm të të vdekure në 20,0043.
Rritja e përqindjes, me 2.9%, është përafërsisht në përputhje me shumicën e rezultateve ditore të javës së fundit.
Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar që të dhënat mund të luhaten pasi një sistem i ri për raportimin e rasteve të hyjë në veprim dhe ndërsa testimi në të gjithë vendin është rritur.
Në fillim të kësaj jave, rajoni i Katalonjës rishikoi rastet e raportuara dhe vdekjet nga koronavirus që janë ndjeshëm të larta, pasi miratoi një formulë të re për llogaritjen e ndikimit të pandemisë.
Në mesin e atyre që kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit ishte një nga mjekët më të shquar të Spanjës, Jesus Vaquero.
Vaquero ishte drejtues i neurokirurgjisë në Spitalin Puerta del Hierro në Madrid, dhe një specialist kryesor në kirurgjinë e shpinës./arbresh.info/
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...