Gjermania ka shënuar rritje të rasteve me linë e majmunit, duke e dërguar kështu numrin e të infektuarvve në 33.
Ndërkohë, infeksioni me këtë formë të rrallë të lisë është konfirmuar në shtetet Baden-Württemberg, Bavaria, Berlin, Hesse, North Rhine-Ëestphalia dhe Saksoni-Anhalt, transmeton portal arbresh.info
Shpërthimi i një epidemie të pazakontë në disa vende të Europës Perëndimore është befasues, por zhvillimi aktual i infekstionit është duke u bërë i paparashikueshëm, njoftoi institute Robert Koch.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore britanike raportuan një rritje të numrit të të infektuarve në pothuajse 180 deri në mbrëmjen e së hënës.
Mjekët i bëjnë thirrje popullatës që t’u kushtojë vëmendje ndryshimeve të lëkurës.
Lija e majmunit është një infeksion shumë më pak i rrezikshëm se lija, i çrrënjosur zyrtarisht në vitet 1980.
Virologët thonë se lija e majmunit transmetohet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë fizik dhe se sëmundja kryesisht kalon vetë brenda disa javësh.
Në disa pacientë, megjithatë, ato mund të shkaktojnë komplikime mjekësore, shumë rrallë, madje edhe një përfundim fatal.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach njoftoi blerjen e një vaksine kundër lisë së majmunëve për fillim të qershorit, kryesisht për imunizimin e njerëzve nga mjedisi i personave të infektuar./arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin