Spanja ka kapërcyer pragun e një milion raste me koronavirus dhe është anëtari i parë i Bashkimit Evropian (BE) me një numër kaq të madh të njerëzve të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot, se 16.973 njerëz ishin infektuar në 24 orët e fundit, që është një total prej 1.005.295 që nga fillimi i epidemisë.
156 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit dhe 34.366 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë.
Spanja, me një popullsi prej rreth 47 milionë, është vendi i gjashtë në botë që kalon pragun e një milion të infektuar pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës./gazetablic/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?