Megjithëse, grupi militant Shteti Islamik mbeti grupi më aktiv që ka kryer sulme terroriste gjatë vitit 2017,ky grup, megjithatë ka kryer 10 për qind më pak sulme dhe ka shkaktuar 40 për qind më pak vdekje krahasuar me vitin 2016, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Grupi terrorist IS arriti kulmin në vitin 2014, kur bëri përparime në Lindjen e Mesme, duke pushtuar qytetet si Raka në Siri dhe Mosul në Irak. Ata morën përgjegjësinë për një seri sulmesh vdekjeprurëse në Evropë dhe më gjerë.
Përkundër përmirësimit në nivelin global, disa vende të veçanta regjistruan më shumë raste të terrorizmit sesa më parë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 91 persona u vranë në vitin 2017,ose përkthyer në shifra, kjo paraqet një rritje prej 49 për qind.
Turqia ka pasur një ulje prej 67 për qind të sulmeve terroriste, gjithashtu edhe numri i vdekjeve është ulur për 78 për qind.
Në Jemen numri i sulmet terroriste është zvogëluar 57 për qind dhe numri i vdekjeve është zvogëluar për 50 për qind.
Në disa vende është parë rritje e madhe e dhunës terroriste në mes të vitit 2016 dhe 2017, si për shembull në shtetin e Nepalit numri i sulmeve terroriste është rritur për 474 për qind, ndërsa në Mianmar, numri i sulmeve terroriste është rritur për 55 për qind, kurse numri i vdekjeve totale gjithashtu është rritur për 199 për qind.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?