Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani është rritur nga 57,298 në 61,913 brenda 24 orëve, raporton Instituti Robert Koch.
Sëmundja ka marrë jetët e të paktën 128 persona, duke e çuar totalin në 583, transmeton portali arbresh.info.
Gjermania është duke shqyrtuar masa të reja që do të ndihmonin në ballafaqimin me koronavirusin, përfshirë ndjeja e lëvizjeve të pacientëve përmes telefonave të tyre.
Kjo qasje është duk u përdorur nga disa shtete siç janë Singapori e Izraeli, por mbikëqyrja digjitale është një temë e prekshme në Gjermani.
Ministrja e drejtësisë Christine Lambrecht tha se aplikacionet e gjurmimit mund të përdoren në vend vetëm në mënyrë vullnetare.
Ekonomia lidere në Evropë mbetet në mesin e shteteve që përkundër numrit të lartë të rasteve ka rezultuar në numër të ulët të vdekjeve. Franca ka më pak pacientë pozitivë me covid-19, por më shumë fatalitetet, ku numri i tyre ka kaluar shifrën 3,000 të martën./arbresh.info/
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia