Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.870 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 946.976 ndërsa me 90 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.189.
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në afro 947 mijë ndërsa bilanci i viktimave ka kaluar shifrën 16 mijë.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.870 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 946.976 ndërsa me 90 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.189.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 761.330 me 5.817 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 26,5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 690 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 255.826, ndërsa me 12 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.710.
– Deri më sot në Rusi janë kryer 33.8 milionë teste
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 304 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 33.8 milionë.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.
Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën./AA/
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...