Numri i myslimanëve në Gjermani është rritur vitet e fundit. Sipas një studimi të ri, në Gjermani jetojnë më shumë se pesë milionë vetë me besim mysliman – dhe numri është në rritje. Ky është rezultati i një studimi që Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf) prezantoi të mërkurën në Nurenberg, së bashku me Ministrinë Federale të Brendshme. Sipas studimit, aktualisht jetojnë në Gjermani midis 5.3 dhe 5.6 milionë vetë me besim mysliman. Kjo është e barabartë me 6.4 deri 6.7 përqind të popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë.
Krahasuar me shifrën maksimale të përllogaritur së fundi në vitin 2015, numri i pjesëtarëve të fesë myslimane është rritur me rreth 900.000 vetë.
“Grupi i popullsisë myslimane është bërë më i larmishëm në vitet e fundit, si pasojë e imigrimit nga shtetet myslimane të Lindjes së Afërt dhe të Mesme,” tha Presidenti i Bamf Hans-Eckhard Sommer.
“Analizat tregojnë më tej se ndikimi i fesë në integrim shpesh mbivlerësohet,” tha Sommer. Aspekte të tilla si kohëzgjatja e qëndrimit, arsyet e migrimit ose situata sociale lënë gjurmë në procesin e integrimit në një masë shumë më të madhe se përkatësia fetare.
Një studim i Institutit të Studimeve të Tregut të Punës dhe të Profesioneve, (IAB) tregoi kohët e fundit se suksesi në tregun e punës, për shembull, ka një ndikim të rëndësishëm në integrimin e refugjatëve emigrantë, të cilët shpesh vijnë nga vendet ku mbizotëron feja islame./dw/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen