Google ADS

Numri i emigrantëve në Gjermani arrin rekord të ri

18:19 | 1 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Numri i njerëzve emigrantë në Gjermani ka shënuar një rekord të ri prej 18.6 milionë njerëz gjatë vitit 2016.

Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave të lëshuara gjatë ditës së sotme tregojnë se pak më shumë se  një e pesta e popullsisë në Gjermani janë emigrantë të parë ose të dytë të një gjenerate, të cilët kanë një prind që nuk ka nënshtetësi gjermane, transmeton portali arbresh.info

Gjysma e 18.6 milionë njerëzve konsiderohen të kenë një sfond të emigracionit janë shtetas gjermanë, duke përfshirë emigrantët 5.1 milionë dhe 4.4 milionë të cilët kanë lindur në vend.

Gjysma tjetër është e huaj. Gjatë vitit të kaluar numri i tyre është rritur dukshëm, për shkak të flsuksit të emigrantëve dhe refugjatëve në Gjermani.

Vendimi i kancelares Angela Merkel në vititn 2015 për të hapur kufijtë për më shumë se një milion emigrantë fillimisht e ka goditur popullaritetin e saj dhe më pas të partisë. Megjithatë, mediat gjermane shtojnë se partia CDU është duke u rikuperuar, ndërsa vendimi i gjermanëve për kancelaren Merkel pritet të shihet në zgjedhjet e shtatorit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme