Përderisa trazirat ekonomike dhe politike po thellohen në Venezuelë, një numër i madh i njerëzve janë duke e braktisur vendin.
Ata po vazhdojnë drejt Brazilit për në kërkim të një jete më të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Stacioni televiziv holandez NOS ka raportuar se ata flejnë në qiell të hapur në qytetin kufitar të Brazilit, Pacaramica.
Vetëm në muajt e fundit mijëra qytetëra të Venezuelës kanë kaluar kufirin, gjendje e cila mund të kalojë në një krizë humanitare.
Shumica prej tyre thonë se kthimi në Venezuelë nuk është opsion, ndërsa shtojnë se atje nuk kanë as ushqim për të ngrënë.
Fulksi i njerëzve që largohen nga Venezuela është përqendruar në një nga zonat më të varfëra të Brazilit./Arbresh.info
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë