Parlamenti francez ka zhvilluar këtë të hënë një debat në lidhje me emigracionin dhe me numrin e madh të azilkërkuesve. Në seancën që ka zgjatur rreth 5 orë, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, është shprehur se Shqipëria është vendi i tretë për numrin e lartë të azilkërkuesve.
Sipas tij, vendi jonë renditet pas Afganistanit dhe Gjeorgjisë. Në të njëjtën kohë, sipas kryeministrit francez ky fakt është edhe paradoks, pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt.
“Numër i madh azilkërkuesish nga Shqipëria, e cila aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Paradoks që vijnë aq shumë kërkesa për azil nga Shqipëria, e cila konsiderohet vend i sigurt”, është shprehur Philippe./abcnews.al
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor