Google ADS

Nuland emërohet nën-sekretare e shtetit për çështje politike

00:33 | 1 Maj 2021
Trina Galanxhi

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar kandidaturën e diplomates me përvojë Victoria Nuland për postin e Zëvendës Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike.

Nuland e cila shërbeu si diplomate e lartë amerikane për Europën, ambasadore e NATO’s dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, u nominua për këtë pozitë nga presidenti Joe Biden më 14 shkurt të këtij viti.

Victoria Nuland kishte vizituar Kosovën në kohën sa mbante pozitën e ndihmës-sekretares së shtetit në administratën e Barack Obama.

Sekretari Antony Blinken ka uruar Nuland për pozitën duke vënë theksin te përvoja e saj.

Nuland pasi të betohet do të nis shërbimin zyrtarisht në pozitën e tretë më të lartë në Departamentin e Shtetit.

Ajo ka 32 vjet përvojë diplomatike. Nuland ka shërbyer në administratën e pesë presidentëve dhe nëntë sekretarëve të shtetit. Pas përfundimit të mandatit të administratës Obama, Nuland u bë ndër kritikueset më të ashpra të politikave të jashtme të presidentit amerikan Donald Trump, duke përfshirë raportin e tij me Vladimir Putin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme