Google ADS

Nuk u binden urdhrave, ushtarët britanikë shkojnë të luftojnë në Ukrainë

22:22 | 9 Mars 2022
KRG

Një numër i vogël ushtarësh britanikë nuk i janë bindur urdhrave dhe mund të kenë udhëtuar në Ukrainë për të luftuar, ka konfirmuar Ushtria Britanike.

“Ushtarët mungonin pa leje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë”, thuhet në komunikatën e Ushtrisë Britanike, raporton BBC, përcjell arbresh.info.

Të gjithë personelit të shërbimit i ndalohet të udhëtojë në Ukrainë deri në një njoftim tjetër.

“Ne po i inkurajojmë fuqimisht që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë.

I gjithë personeli i ushtrisë britanike e ka të ndaluar që të udhëtojë në Ukrainë deri në një njoftim të dytë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme