Nuk do ta besoni sa turistë e vizituan Turqinë këtë vit

07:23 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sipas autoriteteve turke të migracionit më shumë se 30 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Turqi në 11 muajt e parë të vitit 2017.

Gjithsej 30.37 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Turqi, ndërsa 30.4 milionë janë larguar nga vendi gjatë kohës së njëjtë, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Migracionit, të analizuara nga AA.

Në vitin 2016, 24.7 milionë shtetas të huaj vizituan Turqinë, dhe në 11 muajt e parë të këtij viti kjo shifër u rrit më shumë se 5 milionë, tregojnë të dhënat.

Sipas të dhënave, rusët kryesojnë në murrin e personave vizituan Turqinë nëpërmjet tokës, ajrit, detit ose hekurudhës, të pasuar nga gjermanët dhe iranianët.

Në tetor, prefekti i Antalias tha se turistët rusë që vizituan qytetin arritën një nivel të lartë, duke arritur në 3.4 milionë deri në fund të shtatorit. /AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme