5 mijë e 895 personel mjekësor janë pezuluar në Greqi, pasi kanë refuzuar të vaksinohen.
Protothema shkruan se vendimi i marrë nga qeveria për të pezulluar të gjithë personelin mjekësor të pavaksinuar, duke filluar nga punonjësit e spitaleve dhe deri të mjekët, ka hyrë në fuqi të mërkurën.
Ndërkohë që personat e pezulluar kërkuan po në Gjykatën Administrative që të hiqet vendimi i qeverisë, gjë që e cila nuk ndodhi. Gjyqi i radhës për këtë vendim pritet të mbahet në 8 tetor.
Ultimatumi për pezullimin e personelit mjekësor nga puna, nëse nuk vaksinohen është dhënë prej kohësh nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis. Ky vendim gjithashtu ka shkaktuar protesta në Athinë si dhe në Selanik.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë infektuar 590,832 persona me Covid, ndërsa 13,669 të tjerë kanë humbur jetën./lapsi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...