Zyrtarët tanë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar vërtet nga një incident në një laborator kinez, thotë Mail on Sunday. Duke cituar burime të larta qeveritare, ajo shkruan se ndërsa “ekuilibri i këshillave shkencore” vazhdon të mbështesë idenë se virusi vdekjeprurës kaloi për herë të parë te njerëzit nga një treg i kafshëve të gjalla në Wuhan, nuk “përjashtohet më plotësisht “ideja se “virusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez”.
Një anëtar i Cobra-s, komitetit të emergjencës së drejtuar nga vetë kryeministri Boris Johnson, tha mbrëmë se ndërsa të dhënat e sherbimeve inteligjente nuk e hedhin poshtë faktin që virusi është “zoonotik” – me origjinë nga kafshët –, nuk hidhet poshtë edhe mundësia që ai të jetë përhapur pas daljes nga një laborator në Wuhan. Anëtari i Cobra-s, i cili merr njoftime të detajuara sekrete nga shërbimet e sigurisë, tha se : ‘Ekziston një pamje alternative e besueshme për teorinë zoonotike bazuar në natyrën e virusit.
Ndoshta nuk është rastësi që ekziston ai laborator në Wuhan”, tha zyrtari. Wuhani është shtëpi e Institutit të Virologjisë, laboratori më i përparuar i llojit të tij në Kinën kontinentale. Instituti 30 milionë paundësh, gjendet 16 kilometra larg tregut të kafshëve të egra që besohet të këtë qenë burimi I sëmundjes. Gazeta shtetërore kineze People`s Daily shkruante tha vitin 2018 se laboratori ishte I aftë “të kryente eksperimente me mikroorganizma shumë patogjenë”, siç është virusi vdekjeprurës i Ebolës. Shkencëtarët e këtij instituti ishin të parët që sugjeruan se genomi i virusit ishte 96 përqind i ngjashëm me atë që zakonisht gjendet tek lakuriqët e natës. Por, megjithë reputacionin për siguri të lartë, ka pasur raporte të paverifikuara lokale se punonjësit në këtë institut u infektuan pasi u spërkatën me gjak, dhe më pas ia kaluan infeksionin popullatës lokale.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...